ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë 3 hours ago
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës 3 hours ago
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete 3 hours ago
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht. 4 hours ago
Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, sekuestrohen 16 kg kokainë me vlerë më shumë se 500,000 euro. Ja ku e kryenin aktivitetin… 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Konjufca takon Nikollën: Jemi një komb e dy shtete

albnews by albnews
22 September, 2021
in Albania, Kosova
0
Konjufca takon Nikollën: Jemi një komb e dy shtete
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, më të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë e Shqipëri, si dhe për mënyrat e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Të dy homologët ndanë pikëpamje të përbashkëta lidhur me nevojën e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve, në funksion të realizimit sa më të plotë të funksioneve kushtetuese të tyre dhe agjendave të përbashkëta integruese.

RelatedPosts

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Kryekuvendari Konjufca u shpreh i nderuar të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, në vizitën e saj të parë zyrtare jashtë shtetit dhe vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, duke e konsideruar Kuvendin e Kosovës shtëpi të saj.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se marrëdhëniet midis dy vende nuk mund të konsiderohen vetëm marrëdhënie miqësie e partneriteti, por vëllazërore.Reklamë

Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën ndër vite dhe dekada, si në aspiratën për çlirim, ashtu edhe në arritjen e pavarësisë, konsolidimin e institucioneve demokratike, si dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj.

“Ne vazhdimisht kemi pasur marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë dhe ato diktohen për shkak të një fakti të qartë dhe të thjeshtë, për të cilin është i vetëdijshëm çdo qytetar i Kosovës dhe Shqipërisë. E ky është fakti që jemi një komb, i cili jeton sot në dy shtete por edhe përtej tyre”, theksoi Konjufca.

Kryekuvendari shtoi se meqenëse në çdo dimension ekziston një bashkëpunim i admirueshëm midis institucioneve tona, përfshirë edhe mbledhjet e rregullta të përbashkëta të të dyja qeverive, tani, siç tha ai, ekziston një hapësirë e konsiderueshme e thellimit të bashkëpunimit edhe midis dy parlamenteve. 

“Deri tash kemi pasur në disa rrafshe një bashkëpunim më intensiv, sidomos në fushën e legjislacionit e të politikës së jashtme, por ne duhet të shkojmë drejt një platforme të takimeve të rregullta të komisioneve tona, në mënyrë që të bëjmë projekte të përbashkëta dhe të ulemi e të bashkëpunojmë në ato fusha të cilat na lidhin ngushtë dhe janë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve”.

Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe më shumë njëra me tjetrën në vitet në vijim, për arsye se, siç tha ai, ky është në fakt thelbi i interesit të përbashkët kombëtar.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nga ana e saj, u shpreh e nderuar që gjendet në Kosovë, duke shtuar se kjo vizitë tregon se nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet që me forca të shtuara të rriten bashkëpunimi dhe bashkërendimi, në mënyrë që rezultatet të jenë edhe më të prekshme.

Nikolla tha se veprimi i përbashkët me Kuvendin e Kosovës do të jetë një ndër prioritetet e saj në krye të legjislativit shqiptar.

Ajo tha se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të rivitalizuar procesin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë, të punojnë për ndaljen e ofensivës diplomatike e Serbisë për tërheqjen e njohjeve. Ajo po ashtu tha se duhet punuar më shumë në forumet ndërkombëtare që krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht, duke ridëshmuar se Serbia ka bërë krime lufte, gjenocid dhe ka fshehur kriminelët.

Kryeparlamentarja Nikolla tha se integrimi evropian mbetet aspiratë e të dyja vendeve.

“Bashkimi Evropian është destinacioni ynë i përbashkët. Shpresojmë që brenda kryesimit slloven të BE-së, Shqipëria të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, ndërsa Kosova të marrë një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave”.

Në fund të fjalës së saj, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ftoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për vizitë në Tiranë.

Znj. Nikolla po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të kryekuvendarit Glauk Konjufca dhe gjatë ditës do të takojë edhe drejtues të tjerë të lartë shtetërorë. ​

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

28 September, 2025
Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

Jeton në Brazil, urdhërohet arrestimi i Ervin Matës

28 September, 2025
Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

Ende mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, hetimet asnjë pistë konkrete

28 September, 2025
Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duhet t’i zgjojë shqiptarët juridikisht.

28 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result