Barcelona të dielën në “Camp Nou” mposhti Levanten me rezultatin 3:0.
Në minutën e gjashtë të takimit vendasit kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Memphis Depay nga pika e bardhë.
Nikoqirët dyfishuan epërsinë në minutën e 14-të me Luuk de Jong, pas asistimit të Sergino Destit.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë vendasit dominuan duke krijuar raste të mira shënimi. Në minutën e 81-të talentin spanjoll, Ansu Fati u inkuadrua në lojë. Talenti spanjoll u rikthye në fushën e gjelbër pas nëntë muajsh mungesë. Ylli i Barcelonës u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gol në minutat shtesë të ndeshjes.
18-vjeçari realizoi një gol të bukur për rezultatin final, 3:0.
Në këtë ndeshje te Levante, Shkodran Mustafi luajti për 77 minuta.
Barcelona ka 12 pikë në vendin e pestë, ndërsa Levante me katër pikë pozicionohet e 17-ta.