Saimir Hoxha, oficer policie është vrarë me armë zjarri në Lezhë nga trafikantët, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në një operacion anti-drogë në Lezhë.
Sipas policisë një grup efektivësh të anti-drogës në Policinë e Lezhës po kontrollonin gjatë orëve të para të mëngjesit në zonë e Vainit, kur janë sulmuar me breshëri armësh zjarri nga trafikantët. Për pasojë i vdekur ka mbetur oficeri i krimeve Saimir Hoxha, 45 vjeç.
Ndërkohë, Aldi Rama, është autori i dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë. Ai është shpallur në kërkim nga policia.