Gati gjysma e kampioneve të stafilokokut të marra në vende publike në Londër, kanë rezultuar të jenë rezistentë ndaj të paktën dy familjeve të antibiotikëve, sipas një studimi të publikuar sot, gjë që nxjerr në pah vështirësinë në rritje të kurimit të infeksioneve të shkaktuara nga këto baktere.
Një ekip hulumtuesish nga universiteti i East London ka studiuar 600 kampione të baktereve të stafilokokut të mbledhura në zona mjaft të frekuentuara (dorezat e dyerve, shkallë lëvizëse, bankomatë) në spitale dhe në vende publike në Londër.
Rezultati, 46,83% ishin rezistentë ndaj të paktën dy familjeve të antibiotikëve, sipas artikullit të botuar në revistën “Scientific Reports”.
16% shfaqën rezistencë ndaj katër antibiotikëve dhe një përqindje shumë e vogël (0,71%) rezistentë ndaj nëntë antibiotikëve nga 11 familjet e testuara./ATSH/