Arrihet marrëveshja për ta shmangur mbylljen e qeverisë së SHBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi i pakicës në Senat, republikani Chuck Schumer, ka njoftuar se është arritur marrëveshje për votimin e një projektligji të enjten për ta shmangur mbylljen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Nëse miratohet, siç pritet, projektligji më pas do ta mbante të hapur qeverinë së paku deri më 3 dhjetor, duke e shmangur mbylljen vetëm disa orë para afatit të fundit, që është mesnata mes së enjtes dhe të premtes.

“Tash, ne jemi gati për të ecur përpara. Kemi një marrëveshje për rezolutën vazhduese për parandalimin e mbylljes së qeverisë dhe do të duhej ta votonim nesër në mëngjes”, tha Schumer të mërkurën në mbrëmje.

Republikani tha se Senati mund ta miratojë rezolutën shpejt dhe legjislacioni të arrijë në tavolinën e presidentit para se të skadojë afati i fondeve, shkruan Fox News.

Të hënën, republikanët e Senatit votuan njëzëri për të bllokuar një projektligj të miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve për të ndarë fonde për qeverinë me arsyetimin se janë kundër rritjes së kufirit për borxhin publik.

Share This Article