Shaqiri startues në fitoren e Lyonit në Ligën e Evropës

albnews
By
1 Min Read

Xherdan Shaqiri ka startuar te Lyoni francez që fitoi 3:0 ndaj Brondbyt.

Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Evropës. Për Lyonin ishte fitorja e dytë pas asaj të arritur ndaj Rangersit në udhëtim.

Lyoni udhëheq në grupin A me 6 pikë. Shaqiri luajti deri në minutën e 65-të. Lyoni kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 64-t. Karl Toko Ekambi realizoi golin e parë. I njëjti lojtar shënoi për 2:0, në minutën e 71-të. Ekambi asistoi në golin e tretë, të realizuar nga Houssem Aouar.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, Sparta e Pragës fitoi 1:0 ndaj Rangersit.

Share This Article