Kthehet Zhegrova, Baseli fiton në Ligën e Konferencës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova është kthyer te Baseli pas mungesës së gjatë për shkak të një lëndimi. Zhegrova të enjten mbrëma është aktivizuar në minutën e 60-të për skuadrën zvicerane, që fitoi 4:2 ndaj Kairat Almatyt të Kazakistanit.

Ndeshja i takoi fazës grupore të Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë evropian. Zhegrova nuk kishte luajtur që nga 8 gushti. I ka munguar Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndërsa pritet të kthehet për ndeshjet e muajit të ardhshëm.

Për Baselin ishte fitorja e parë në fazën gupore. Në ndeshjen e parë kishte luajtur pa gola me Qarabagun. Pajtim Kasami startoi te Baseli dhe asistoi në golin e dytë. Taulant Xhaka qëndroi në stol. Zhegrova 22-vjeçar, në fundjavë qëndroi në stol në ndeshjen kampionale të Baselit. Të enjten fitoi rastin për paraqitje në fushë.

Share This Article