Real Madridi dhe Manchester City janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali e eliminoi Liverpoolin, derisa City Dortmundin.
Skuadra e Zinedine Zidane vuajti për 90 minuta në “Anfield”, por sfida u mbyll 0-0 dhe falë fitores 3-1 në takimin e parë, siguroi biletën për në fazën tjetër.
City i Guardiolës e fitoi edhe takimin e dytë në Gjermani, me rezultatin 2-1, ashtu si në Angli, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Në gjysmëfinale, Reali do të ketë punë me Chelsean, kurse City me Paris Saint Germainin.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 27 dhe 28 prill, kurse ato të kthimit me 4 dhe 5 maj.
Reali do të zhvillojë sfidën e parë ne Di Stefano, kurse më pas atë të kthimit në Stamford Bridge.
Në gjysmëfinalen tjetër, PSG do të luajë sfidën e parë si vendase, derisa në sfidën e kthimit do të udhëtojë në Angli.