ajvani ka raportuar për 38 avionë ushtarakë të Kinës të cilët kanë fluturuar në zonën e saj ajrore të premten, që llogaritet edhe si inkursioni më i madh nga Pekini deri më sot.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se avionët, në të cilët kishte edhe bomba me aftësi nukleare, kanë hyrë në zonën e saj ajrore, në dy valë.
Tajvani u kundërpërgjigj duke vënë në gatishmëri avionët e tij dhe duke vendosur sisteme raketash.
Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran. Ndërkaq, Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misione të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës pranë ishullit.
“Kina është përfshirë pa dashje në agresion ushtarak, duke dëmtuar paqen rajonale”, u tha gazetarëve të shtunën kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang.
Qeveria në Pekin, e cila po shënon 72 vjet nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës, deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik lidhur me këtë.
Mirëpo, ajo më parë kishte deklaruar se fluturime të tila bëheshin për të mbrojtur sovranitetin e saj dhe po ashtu kishte cak “bashkëpunimin” mes Tajvanit dhe SHBA-së.