Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për dy shkencëtarët amerikanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimi Nobel në Mjekësi këtë vit shkoi për dy mjekët amerikanë, David Julius dhe Ardem Patapoutian “për zbulimet e tyre të receptorëve lidhur me temperaturën dhe prekjen”.

Puna e dy mjekëve hedh dritë mbi mënyrën e zvogëlimit të dhimbjeve kronike dhe akute të lidhura me një sërë sëmundjesh, traumash dhe trajtimet e tyre.

Dyshja bëri zbulime të mëdha që filluan aktivitete kërkimore intensive. Puna e tyre solli rezultate evidente që na bëjnë të kuptojmë më shumë se si sistemi ynë nervor ndjen nxehtësinë, të ftohtin dhe stimujt mekanikë.  

Laureatët identifikuan lidhjet kritike që mungojnë në të kuptuarit tonë të ndërveprimit kompleks midis shqisave tona dhe mjedisit.

Julius përdori ‘kapsaicin’, një përbërës i athët nga specat djegës që shkakton një ndjesi djegieje, për të identifikuar një sensor në mbaresat nervore të lëkurës që i përgjigjet nxehtësisë. Patapoutian përdori qelizat e ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që i përgjigjen stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme.

Çmimi i vitit të kaluar shkoi për amerikanët Harvey Alter dhe Charles Rice dhe britanik Michael Houghton për punën në identifikimin e virusit të Hepatitit C, i cili shkakton cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Share This Article