Policia sllovene ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat e uji ndaj protestuesve antiqeveritarë të mbledhur në kryeqytetin Lubjanë, para samitit të Bashkimit Evropian.
Me qindra protestues, të cilët kundërshtojnë masat e ashpra qeveritare kundër koronavirusit, janë përleshur me forcat policore në incidentin e tretë të tillë brenda një muaji.
Protestat janë mbajtur derisa liderët e BE-së janë mbledhur për samitin me zyrtarët ballkanikë, në të cilin do të diskutohet rreth angazhimit të tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Tubimi nuk ishte i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me samitin, por udhëheqësit e protestës besohet se e shfrytëzuan këtë rast për ta tërhequr vëmendjen më të madhe të gazetarëve që e mbulojnë ngjarjen.
Policia ka arrestuar liderin e protestës dhe ka ndaluar rreth 30 autobusë që sillnin protestues nga qytetet e tjera sllovene.
Qeveria ka zbatuar vendimin për t’ua kërkuar qytetarëve pasaportat e vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë edhe në vendet e punës nëpër kompanitë shtetërore.