ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 15 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 20 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 24 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 1 day ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Samiti i Bërdos, BE-ja premton 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

albnews by albnews
6 October, 2021
in Albania, Bota, Kosova, Technologji
0
Samiti i Bërdos, BE-ja premton 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Bërdo të Sllovenisë po zhvillohet samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe krerëve të Ballkanit Perëndimor, ku diskutohet perspektiva europiane e rajonit.

I pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

Në nisje të samitit Presidentja e Komisionit, Europian Ursula von der Leyen u shpreh se është në interesin e Bashkimit Europian zgjerimi i unionit dhe sot do të shprehin rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për bllokun. Von der Leyen nënvizoi se do të investohen 30 miliardë euro (34.7 miliardë dollarë) në Ballkan gjatë shtatë viteve të ardhshme për të mbështetur rimëkëmbjen nga pandemia e coronavirusit dhe për të përshpejtuar kalimin në energji të rinovueshme.

“Ky është një samit i rëndësishëm me Ballkanin Perëndimor. Duam të çojmë një mesazh të rëndësishëm; rajoni është pjesë e unionit dhe ne duam që ai  të jetë pjesë e unionit. Ne duam familjen europiane, ne ndajmë të njëjtat vlera dhe jam e bindur se ndajmë të njëjtin fat. 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një rrugë të gjatë, kanë ndërmarrë shumë reforma dhe kanë ende shumë për të punuar mbi reformën në drejtësi, gjyqësor, lirinë e medias, por duhet të njohim progresin që kanë bërë. Ata janë partnerët tanë kryesore. Mendoj se Bashkimi Evropian përfiton nga procesi i zgjerimit dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, u shpreh Von der Leyen.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha para nisjes së Samitit se nuk është aspak i lumtur me qëndrimin që po mban Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, vendim që po pengon edhe nisjen e bisedimeve për Shqipërinë.

“Duhet të presim zgjedhjet në Bullgari, por nuk jam fare i kënaqur me faktin që nisja e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë ende të bllokuara. Mendoj se duhet të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo do të ndodhë, me shumë  shpresë, pas zgjedhjeve në Bullgari. Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta realizuar këtë”, tha Rutte.

Kancelari austriak Kurz u shpreh se nëse Bashkimi Evropian nuk ofron një perspektivë serioze për këtë rajon, atëherë duhet të jenë të vetëdijshëm se superfuqitë e tjera si Kina, Rusia apo edhe Turqia do te luajnë një rol gjithnjë e më të fortë në Ballkan.

Më skeptik vijon të shfaqet shefi i Elizesë. Para darkës së udhëheqësve të BE, Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve se blloku prej 27 vendesh duhet të bëjë më shumë për të menaxhuar krizat në kufijtë e tij dhe për të qenë përgjegjës për sigurinë e tij.

Në fund të takimit, udhëheqësit e BE -së pritet të miratojnë një deklaratë, ku nënshkruajne edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. /Euronews

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result