Pasi u zgjodh lojtari më i mirë i Werder Bremenit për sezonin 2018/20, Milot Rashica i falënderoi tifozët he premtoi se do ta japë më të mirën e vet edhe gjatë sezonit të ardhshëm, 2019/20.
Lajmin për shpërblimin e Milot Rashicës e bëri të ditur faqja zyrtare e Werder Bremenit në Twitter, duke shkruar: “Njeriu raketë duke e pranuar çmimin për Lojtarin Më Të Mirë të Sezonit 2018/2019. Urime Milot Rashica”.
Pas këtij lajmi, edhe vetë Rashica i shfrytëzoi llogaritë e tij nëpër rrjete sociale për t’i falënderuar tifozët për këtë çmim.
“Dua të ju falënderoj të gjithëve për çmimin “Lojtari i sezonit”. Ky do të thotë shumë për mua! Do ta jap më të mirën time gjatë sezonit të ardhshëm”, shkroi Rashica në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.