Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli e ka lënë për herë të parë mundësinë e rikthimit në Partinë Demokratike.
Në një intervistë në emisionin “Zona Zero” në Top News ajo tha se me largimin e Lulzim Bashës do të kthehet në këtë parti.
“Unë kam thënë prej kohësh, kur të largojmë Lulzim Bashën, unë do të jem tek PD. Unë kam qenë me PD përpara se ajo të lindte.
Këto lëvizje po bëhen për të rishikuar skenën politike shqiptare, do ketë ndikim rindërtimi, që do reflektojë dhe tek e majta. Kjo opozitë është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin.
Se me këto skandale që kanë ndodhur, qeveria nuk mund të rrijë e qetë, por ne kemi një njeri që rri në zyrë e mban peng opozitën.
Ai ka shitur opozitarizmin, nuk flet dot për asnjë problem nëse ti shton vila, shton biznese e pasurinë tënde në mënyrë të pajustifikuar, e bën seleksionim oligarkësh, se me njërin je bashkë ndërsa tjetrit i vendos gjoba. Faji nuk është vetëm tek Rama, por opozita e shitur” – tha Topalli.