Ikona e arteve marciale mikse, rusi Khabib Nurmagomedov, ndodhet në Britaninë e Madhe për një tur dhe së fundi ka “zbarkuar” në Manchester. Ai është takuar me disa nga lojtarët e Manchester United, si Cristiano Ronaldo e Paul Pogba por edh me disa ish-legjenda të këtij ekipi si Rio Ferdinand apo trajneri Sir Alex Ferguson.
Nuk kanë munguar momentet e humorit gjatë këtij takimi që Khabib ka patur në Manchester. Ata kanë improvizuar një takim “face to face” (ballë për ballë), ashtu sikurse ndodh në duelet e MMA-së. të qeshurat nuk kanë munguar, me yjet e United që kanë “sfiduar” Khabib Nurmagomedov, i pamposhtur në kafaz.