Ish-drejtori i RadioTelevizonit Shqiptar, Thoma Gëllçi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të premte për llogari të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Paraprakisht mësohet se Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tenderat e dhënë nga RTSH. Ndërkohë që në pranga kanë përfunduar edhe tre punonjës të tjerë të telefizionit, të identifikuar paraprakisht me iniciale: J.T., A.M., E.M.