Çekia e Uellsi ndajnë pikët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ka dhënë fitues ndeshja mes Çekisë dhe Uellsit, e zhvilluar të premten mbrëma.

Aaron Ramsey kaloi në epërsi Uellsin në minutën e 36-të, në ndeshjen e luajtur në Pragë dhe që i takoi grupit E të kualifikimeve për Botërorin 2022. Por menjëherë në minutën e 38-të, çekët barazuan në 1:1. Realizator ishte Jakub Peshek. Në minutën e 49-të vendasit kaluan në epërsi 2:1. Portieri Danny Ward realizoi autogol. Daniel James ia siguroi një pikë Uellsit me golin e shënuar në minutën e 69-të.

Çekia është e dyta në grup me 8 pikë nga gjashtë ndeshje. Uellsi po ashtu i ka tetë pikë, por nga pesë ndeshje dhe mban vendin e tretë. Udhëheq Belgjika me 16 pikë nga gjashtë ndeshje.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, Estonia fitoi 2:0 ndaj Bjellorusisë.

Share This Article