ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 49 minutes ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 6 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 9 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 12 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Flagranca e pakapur e “parvenuve” të Tiranës

albnews by albnews
10 October, 2021
in Albania
0
Flagranca e pakapur e “parvenuve” të Tiranës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ata që duhet të kontrollojnë ishin duke u argëtuar me ata që duhet të kontrollohen, kryeprokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK ishin duke u ngazëllyer me objektet e punës së tyre…

Nga mbrëmë, Facebook dhe portalet janë mbushur me fotot e premierës së filmit të fundit të agjentit 007 “No time to die”. Figurat kryesore të pushtetit me pak garniturë opozitare, ambasadorët e huaj në Tiranë, por edhe prokurorë dhe gazetarë kishin nxjerrë ajkën e garderobës për ta shpalosur në pasarelën e ngjarjes mondane, ku konkurrenca po bëhet gjithmonë e më e fortë.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Përveç organizatorëve, kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ambasadorit britanik të veshur si James Bond, të ftuarit e tjerë, që e kishin më të lirshme zgjedhjen, arritën të tërhiqnin vëmendjen e rrjetit me veshjet e shtrenjta. Pushtetarë me rroga rreth 1500 euro nuk patën asnjë ngurrim për të treguar veshjet dhe aksesorët që e kalojnë disa herë pagën e tyre të deklaruar.

Shumë u bënë objekt humori për zgjedhjet e shtrenjta por pa shije, apo të papërshtatshme për ngjarjen, shumë u bënë meme për sjelljen. Sigurisht që kur vjen tek sjellja, Veliaj është gjithmonë i pari. Duke i puthur dorën ambasadores amerikane, ai me siguri kishte ngatërruar Daniel Craig- un e “No time to die” me Leonardo di Caprion e “Titanic”. Megjithëse tipike për sjelljen e tij politike, përkulja servile nuk i shkonte tuxedos së MI6 më të famshëm ndër heronjtë imagjinarë, por një parvenuje të fillim-shekullit të shkuar.

Përtej show-t vanitoz që ofrojnë parvenutë e orës së fundit, ose shqip “zengjinët e rinj“, të pasuruar pa limit dhe pa ligj në kurriz të njerëzve më të varfër të kontinentit, përtej memeve dhe humorit, përtej ndjesisë së të vjellës që shpërnante si virus shtirja disafishe e injorantëve me pushtet, ngjarja e mbrëshme është një shenjë e rrezikshme e shpalosjes së abuzimit si modë.

Nis me faktin se nuk ndodh askund që përfaqësuesit politikë të vendit, në një ditë të rëndësishme për futbollin kombëtar, zgjedhin të nderojnë një shfaqje private që nuk bëhet event kombëtar as në Britani. Vazhdon me faktin se njerëz të lidhur me njëri-tjetrin në rrugë institucionale, pra njerëz që bashkëpunojnë dhe kontrollojnë njëri- tjetrin, që duhet të ruajnë ekuilibrin e brishtë të afërsisë dhe largësisë, bashkohen në një event më shumë privat se institucional dhe shpalosin aty prenë e gjuetisë së paligjshme të trafikut të influencës, apo abuzimit me pushtetin.

Ata që duhet të kontrollojnë ishin duke u argëtuar me ata që duhet të kontrollohen, kryeprokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK ishin duke u ngazëllyer me objektet e punës së tyre, politikanët, në një event që kishte në thelb vetëm dëshpërimin e Erjon Veliajt për vëmendje tani që Rama nuk i hedh më sytë. Dhe aty, në prani të hetuesve potencialë, i gjithë pushteti shpaloste luksin e pajustifikuar, pa asnjë frikë, pa u druajtur nga pushteti i Drejtësisë, që pas Reformës pretendon të jetë i pavarur. Pikërisht në ditën kur Kryeministri mban një fjalë të jashtëzakoshme para popullit, ku paralajmëroi dimër të vështirë dhe masa të jashtëzakoshme, njerëzit e tij kishin vendosur të llastoheshin me një faturë të papërcaktuar.

Aty ishte pasuesja e Donald Lu-së që mbahet mend për shprehjen e tij për orat e shtrenjta të politikanëve, ambasadorja Kim që vazhdimisht e ka treguar mungesën e neglizhencës ndaj ftesave luksoze që i bëhen dimër-verë. Mbi të gjitha, ajo është shfaqja e vanitetit të një klike pushtetarësh që ka pushtuar të gjitha institucionet ekzekutive dhe gjyqësore, abuzimin dhe kontrollin, politikën dhe diplomacinë. Te tejngopur nga pushteti dhe përfitimet e ligjshme dhe të palighshme të tij, të patrembur nga institucionet që duhet t’i kontrollojnë, prokurori, polici, opozitë dhe media, ata tani duan ta tregojnë. Ndryshe vaniteti mbetet brenda tyre i pashpalosur dhe i streson. Ata tani duan të mësojnë edhe popullin me idenë që janë të privilegjuarit, të përcaktuarit për të patur para dhe pushtet. Publiku i tulatur që vuan për bukë dhe i rriten çmimet, nëpërmjet shfaqjeve të tilla duhet ta pranojë si një destin, si ligj të natyrës fatkeqësinë e grabitjes nga çdo bandit që gjen pak pushtet për të shëruar grykësinë.

Në këtë kontekst mbrëmja e djeshme ishte legjitimimi i banditizmit politik të klikës në pushtet, konfirmimi i dorëzimit të shoqërisë ndaj keqbërësve që nuk kanë as shijen e sjelljes mondane as kujdesin e hajdutit për të mos e nxjerrë në shesh mallin e vjedhur.

Dosja.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result