Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kukësi ku dhe ka mbajtur “Foltoren” e radhës ka premtuar heqjen e traut në Rrugën e Kombit.
Në fjalën e tij, Berisha tha se rruga e Kombit i ka nxjerrë shpenzimet të paktën dy herë, teksa shton se heqja e traut do te jetë vendimi i marrë që do të merret nga qeveria e PD.
“Akti i parë i Ramës ishte se 20 mijë familje të Kukësit u hoqën nga skema e ndihmës sociale si ndëshkim vetëm pse nuk e keni votuar Partinë Socialiste. Ndihma ekonomike ishte e merituar dhe jo abuzive.
Sot Shqipëria ka qindra kilometra autostrada, por tra keni vetëm ju. Kur ne ngritëm punën e traut, na thanë se ka marrë boll Kukësi. Por kjo rrugë i jep Shqipërisë në vit rreth 400 milionë euro fitim vetëm nga Kosova. Kjo rrugë e ka nxjerrë veten që nga ndërtimi i saj deri më sot të paktën dy herë.
Rruga që ka rikthyer më shumë fitimet se rrugët e tjera. Kurse ky e mban traun. Trau do hiqet javën e parë në aktin e parë të qeverisë demokratike“, tha Berisha.