Mehaj takohet me Escobarin, merr mbështetje nga ai

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar sot me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, që njëherit është edhe i dërguari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij takimi në SHBA, Mehaj e ka njoftuar Escobarin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa ka marrë mbështetje të plotë për realizimin e tyre, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

“Të dy u pajtuan se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vizioni për të ardhmen janë në funksion të plotë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal dhe më gjerë. Po ashtu, në këtë takim është ri-konfirmuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe SHBA-së është çdoherë e më i fortë sepse bazohet në vlerat e përbashkëta të dy vendeve dhe u theksua nevoja për gjetjen e formave tjera për ta thelluar akoma më shumë bashkëpunimin në mes të dy vendeve. Gjithashtu, ministri Mehaj dhe z. Escobar diskutuan edhe sfidat aktuale dhe ato të ardhshme potenciale të mjedisit të sigurisë, si dhe format më efektive të menaxhimit të tyre me konstatimin e përbashkët se shumë e rëndësishme është siguria bashkëpunuese nga të gjithë. Në fund të këtij takimi, z. Escobar e falënderoi ministrin Mehaj dhe e përgëzoi Kosovën për mbështetjen e ofruar misionit të NATO-së në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani si dhe e theksoi që FSK-ja ka shënuar arritje domethënëse me bashkë-zbarkim me ushtrinë e SHBA-së”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Share This Article