Brazili dhe Argjentina i kanë fituar sfidat e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës.
Brazili e mposhti 4-1 Uruguain ku shënoi gol Neymar, derisa shkëlqeu 24-vjeçari i Leeds United, Raphinha me dy gola dhe një tjetër e shënoi Barbosa.
Neymar dhuroi edhe dy asiste.
Për Uruguain shënoi sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez.Reklamë
Argjentina e Leo Messit mori pikët e plota duke e mundur 1-0 në shtëpi Perunë.
Golin e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.
Pas kësaj fitore, Brazili ka shkuar në kuotën e 31 pikëve, Argjentina e dyta me 25.