Vdes Toni Morrison, fituesja e Çmimit Nobel për Letërsi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në moshën 88 vjeçe ndërroi jetë romancierja e madhe Toni Morrison, shkrimtarja e parë afrikano-amerikane fituese e Çmimit Nobel në Letërsi.

Në një komunikatë të publikuar nga familjarë të saj, thuhej se Toni Morrison vdiq paqësisht dje në mbrëmje e rrethuar nga familja dhe miqtë.

Në tekst sqarohet se shkrimtarja, gjithashtu fituese e Çmimit Pulitzer, vdiq në një spital në Nju Jork pas një sëmundjeje të shkurtër, por pa dhënë më shumë detaje.

Ishte i ati, George Wofforde, ai i cili me leximin e tregimeve popullore me tema afrikano-amerikane, pa kuptuar e orientoi të bijën drejt botës së shkrimit.

Kjo figurë brilante në botën akademike shkroi 11 romane për një periudhë që përmblidhte gjashtë dekada, por edhe ese, libra për fëmijë, dy pjesë teatrale por edhe një libreto për opera. Ajo spikati gjithashtu edhe si kritike letrare dhe redaktore.

Share This Article