ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet 2 hours ago
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika 2 hours ago
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re 2 hours ago
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez 2 hours ago
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

INSTAT: Pagat e larta janë elementi më i fortë për rritjen e produktivitetit në ekonominë tonë

albnews by albnews
20 October, 2021
in Albania, Technologji
0
Kërkohet rritja e pagës minimale në 350 euro deri më 1 maj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Niveli më i lartë i pagave ndikon në rritjen e produktivitetit më shumë se faktorët e tjerë në bizneset shqiptare, thuhet në një studim të ekspertëve të INSTAT, Irsida Nuellari, Ermira Palushi dhe Michael Carlson, që trajton “Zhvillimin e Teknologjisë në Ndërmarrjet Shqiptare”, por që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të INSTAT.

Pasi u analizuan një seri faktorësh, studiuesit gjetën se një nivel më i lartë i pagave rriti produktivitetin e punës. Sipas tyre, pagat kanë efektin më të fortë në nivelin e produktivitetit të punës, ndërsa intensiteti i kapitalit është përcaktuesi i dytë më i rëndësishëm në produktivitet.

RelatedPosts

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Ekspertët identifikuan se në të gjitha modelet, elasticiteti i pagës është pozitiv (në intervalin 0.062 dhe 0.88) dhe statistikisht i rëndësishëm, me një interval besimi rreth 99%.

Analiza tregoi se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme rezultojnë me 35,5% më pak produktive sesa ndërmarrjet e mëdha. Gjithashtu koeficienti i moshës së ndërmarrjes sugjeron një lidhje pozitive midis produktivitetit të punës dhe moshës së një firme në treg.

Produktiviteti i punës reflektohet në aftësinë e një ndërmarrje për të gjeneruar prodhim apo vlera të larta të prodhimit. Ekonomia shqiptare është një ekonomi e vogël dhe ndërmarrjet e konsiderojnë të rëndësishme investimin në TIK, të cilat ndikojnë në rritjen e produktivitetit të punës.

Ekspertët e INSTAT analizuan të dhënat e mara në dy vrojtimet e kryera nga Instituti i Statistikave për vitin 2017 në mbi 1000 ndërmarrje në të gjithë vendin. U vu re se intensiteti i kapitalit dhe pagat ndikojnë dukshëm në produktivitetin e ndërmarrjes.

Vendet janë të detyruara të kërkojnë faktorë, alternativa të reja që stimulojnë zhvillimin ekonomik në mënyrë që të qëndrojnë konkurrues në tregjet globale. Ekspertët pohuan pas gjetjeve të studimit, se me kalimin e viteve, nuk ka qenë e lehtë të vlerësohet lidhja shkak-pasojë dhe ndikimi i zhvillimit teknologjik, ekonomik dhe shoqëror për të provuar që TIK është faktori i rritjes ekonomike, të efikasitetit, produktivitetit dhe zhvillimit.

Përparimi i madh në fushën e TIK mund të supozohet si shkaku kryesor i ndryshimeve ekonomike si të kompanive tregtare ashtu edhe të të gjithë vendit, dhe këto ndryshime, para së gjithash, shprehen nga rritja e produktivitetit të punës.

Por zhvillimi i një ekonomie të shtetit ose sektorit të industrisë mund të pasqyrojë efikasitetin e forcës së punës. TIK paraqitet si një nga burimet më të rëndësishme për rritjen e produktivitetit të punës në kushtet e ekonomisë së re. Por produktiviteti i punës mund të përkufizohet më thjeshtë si prodhim i përgjithshëm ose shitjet neto të realizuara për një punonjës në nivel ndërmarrjeje.

Studimi tregon se ndërmarrjet e vogla që operojnë në aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor dhe pijeve, duhet të investojnë më shumë, si në drejtim të lehtësimit të qasjes së tyre ndaj TIK dhe në drejtim të rritjes së produktivitetit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga punonjësit që përdorin kompjuter në punën e tyre.

Të dhënat e përdorura nga autorët në këtë punim janë marrë nga vrojtimet e kryera nga Instituti i Statistikave bazuar në metodologjinë e Zyra Statistikore e Bashkimit Europian, Eurostat dhe gjetën se në Shqipëri, produktiviteti udhëhiqet nga rritja e pagave./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

Dronë mbi Danimarkë dhe Norvegji! Mbyllen aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, policia nis hetimet

23 September, 2025
Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

Stuhia më e fortë e vitit i afrohet Kinës dhe Hong Kongut, mbi 400,000 të evakuuar, mbyllen shkolla e fabrika

23 September, 2025
Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

Gallup: 36% e shqiptarëve të pakënaqur nga puna, po kërkojnë një të re

23 September, 2025
Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

Pas Francës dhe Britanisë, edhe Belgjika njeh shtetin palestinez

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result