Nëntë muaj pasi ishte bllokuar nga Twitteri e Facebooku për rolin e tij në trazirat në Capitol më 6 janar, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po lanson një kompani të re mediale me platformën e saj të rrjeteve sociale.
Trump ka thënë se synimi i lansimit të Trump Media & Technology Group dhe aplikacionin “TRUTH Social”, është për të krijuar rivalitet me kompanitë e mëdha teknologjike që e kanë bllokuar atë dhe i kanë mohuar atij megafonin që ishte parësor për ngritjen e tij kombëtare.
“Ne jetojmë në një botë ku talebanë kanë prezencë të madhe në Twitter, por presidenti i juaj i pëlqyer amerikan është heshtur. Është e papranueshme”, ka thënë Trump, raporton agjencia AP.
Trump ka folur për lansimin e një rrjeti social që kur u bllokua nga Twitteri e Facebooku.