Britania e Madhe dhe Zelanda e Re kanë arritur një marrëveshje tregtare, e cila do t’u mundësojë dy vendeve të zhvillojnë aktivitet tregtar me zero taksa ndërmjet njëra-tjetrës.
Gjithsesi, ky akord nuk pritet të ketë ndonjë impakt shumë të madh në ekonominë britanike. Aq më pak, në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit.
Nga Qeveria angleze, kjo marrëveshje u quajt “novatore” dhe një “pikë kyçe” e angazhimit të Boris Johnson, për të zhvilluar politika të reja ekonomike për fermerët.
Tarifat e deritanishme, kanë kapur shifra prej 10% të produktit. Këtu përfshihen të mirat materiale, ushqimet, industria tekstile etj.
Ulje pritet të pësojnë edhe produkte, të cilat cilësohen si luksi, ku përfshihen verërat e ndryshme neozelandeze apo mjalti Manuka.
Tregtia midis dy vendeve, përllogaritet në 2.3 miliardë paundë në vit.
Me uljen e taksimit, pritet që ky total të ngrihet edhe më tej.
Marrëveshje të tilla pas daljes nga eurozona, britanikët kanë arritur edhe me Japoninë dhe Australinë.