Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ndërkohë, sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 556 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 3,677 të dyshuarve për koronavirus.
Aktualisht në Shqipëri janë 6,444 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.