Cristiano Ronaldos i hipën nervat aq shumë gjatë turpërimit që skuadra e tij Manchester United po e përjetonte ndaj Liverpoolit saqë ai e shkelmoi kundërshtarin në fushë.
Liverpooli e dërrmoi plotësisht 5:0 Manchester Unitedin, duke ia shkaktuar njërën prej disfatave më të thella në historinë e klubit në Premierligë të dielën.
Mohamed Salah shkëlqeu duke shënuar het-trik, ndërsa Naby Keita dhe Diogo Jota shënuan nga një herë tjetër në fitoren më bindëse të skuadrës së Jurgen Kloppit ndaj Unitedit.
Katër golat e para u shënuan në pjesën e parë gjatë të cilës vizitorët e shkelën Unitedin të tokën e tij.
Kur rezultati ishte 3:0 për Liverpoolin në fund të pjesës së parë, Ronaldos ia mohoi golin portieri Alisson me një pritje brilante, para se mesfushori 20-vjeçar Curtios Jones ta fitonte një duel me portugezin.
Pasi e faulloi Jonesin, i cili u rrëzua në fushë, Ronaldo vazhdoi ta shkelmojë atë i mllefosur nga ajo që po i ndodhte ekipit të tij në derbin më të madh anglez.
Futbollistët e Liverpoolit iu vërsulën Ronaldos pas këtij veprimi, për të cilin 36-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë.