Ambasadorja amerikane, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter shprehet se SHBA mbështet hapjen e negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor para fundit të vitit 2021.
Ajo thotë gjithashtu se SHBA mbështet edhe nismën e “Ballkanit të hapur” për të gjashta vendet si dhe nisma që promovojnë integrimin rajonal.
“Angazhimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021. Mbështesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim.