Në Galerinë e Arteve pranë ambienteve të Ambasadës Shqiptare në Holandë më datë 2 nëntor do të promovohet libri i studiueses shqiptare Lea Ypi.
Kjo do të jetë kopertina e librit të shumëpritur të Lea Ypit “Free” (Të lirë) në shqip. Një libër pasqyrë e jetës sonë, si një film që rikthehet për të na bërë të reflektojmë sidomos për të sotmen.
Promovimi do të zhvillohet në harkun kohor 17:30 – 19:30 më datë 2 nëntor 2021.
Lea Ypi në fund të viteve 1990 u largua nga Shqipëria për të lënë pas gjurmët e komunizmit, duke realizuar ëndrën e saj për një karrierë të suksesshme. Lea Ypi u bë profesoreshë në Teori Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Kopertina e librit të Lea Ypit “Free” – Të lirë në shqip është publikuar nga Shtëpia Botuese Duda dhe do të jetë shumë shpejt në librari.