Liverpooli nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e dy golave në “Anfield” ndaj Brightonit, duke barazuar 2:2.
Reds shënuan dy golat e parë përmes Henderson (4’) dhe Sadio Mane (24’).
Kur mendohej se tre pikëshi do të ishte mjaft i lehtë për skuadrën e Jurgen Klopp, në skenë doli Mwepu (41’) që ngushtoi rezultatin me një gol të bukur.
Brightoni barazoi rezultatin me Trossard në minutën e 65-të.
Pas këtij barazimi, Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë, ndërsa Brightoni është i gjashti me 16 pikë.