Yllka Gashi i kërkon Spanjës që ta njohë pavarsinë e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktorja kosovare me famë ndërkombëtare, Yllka Gashi, gjatë qëndrimit në Valladolid ka kërkuar që shteti i Spanjës ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Europapress.es.

“Do të përdor zërin tim sonte për të shprehur një ëndërr që unë si artiste kosovare dhe i gjithë populli im e kemi. Qe vendet tona të bukura, Spanja dhe Kosova, së shpejti të vendosin raporte diplomatike dhe që Spanja ta njohë Kosovën”, ka thënë Gashi.

Këto deklarata aktorja Gashi i ka bërë gjatë galasë përmbyllëse të festivalit, duke rikujtuar se artistët janë “ambasadorët dhe përfaqësuesit më të mirë të vendeve të tyre.

“Pasi vizitova Valladolidin dhe njoha mikpritjen dhe bujarinë tuaj, shpresoj të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka deklaruar Yllka Gashi.

Yllka Gashi në festivalin e filmit në Valladolid ka fituar çmimin e aktores më të mirë në filmin “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit.

Share This Article