Ekonomia e Eurozonës ka regjistruar një tjetër rritje të fuqishme në tremujorin e tretë, duke i afruar anëtarët e monedhës së vetme më pranë niveleve të tyre të para pandemisë, pavarësisht ndërprerjeve nga mungesat e energjisë dhe rritjes së çmimeve. Midis Korrikut dhe Shtatorit, Prodhimi i Brendshem Bruto i bllokut 19-anëtarësh u rrit me 2,2 për qind, e krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi të parë të Eurostat.
Rritja ishte 2,1 për qind në tremujorin e dytë, pas një recesioni prej 0,3 për qind në tremujorin e parë dhe 0,4 për qind në tre muajt e fundit të 2020-s, për shkak të pandemisë. “Rritja solide e PBB-së së zonës së euros në tremujorin e tretë do të thotë se faza e rimëkëmbjes ka përfunduar pothuajse në shumicën e vendeve të eurozonës”, komentoi në një shënim Andreë Kenningham, kryeekonomist për Capital Economics.
Sipas Eurostat, për Bashkimin Evropian në tërësi, rritja është 2,1%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, PBB-ja e rregulluar sezonalisht u rrit me 3.7% në eurozonë dhe me 3.9% në BE në tremujorin e tretë të 2021, pas +14.2% në zonën e euros dhe +13.7% në BE në tremujori i mëparshëm.
Ndër shtetet anëtare për të cilat të dhënat për tremujorin e tretë të 2021 janë të disponueshme, Austria renditet e para me rritjen më të lartë krahasuar me tremujorin e mëparshëm, e ndjekur nga Franca dhe Portugalia. Rritja më e ulët u regjistrua në Letoni.