Juventusi ka fituar 4:2 të martën mbrëma në shtëpi ndaj Zenit St. Petersburgut, duke siguruar kështu kalimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.
Paulo Dybala (11’, 58’ penallti), Federico Chiesa (74’) dhe Alvaro Morata (82’) realizuan për Juventusin, ndërsa për Zenitin shënuan Leonardo Bonucci (26’ autogol) dhe Sardar Azmoun (90+2’).
Pas katër ndeshjeve Juventusi ka pikë maksimale 12 sosh, ndërsa Chelsea është i dyti me nëntë pikë. Zeniti zë vendin e tretë me tri pikë.