Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, sot ka postuar një foto të ish- Presidentit Goerge. W. Bush në vizitën e tij në vitin 2007 në Shqipëri, në shenjë të përkujtimit të raporteve mes dy shteteve.
Sot SHBA-ve festojnë 230 vjetorin e krijimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ndërsa në rrjetin social, Ambasada e SHBA-ve njofton se përgjatë të gjithë vitit do të postohen foto historike që përfaqësojnë diplomacinë dhe miqësinë mes dy vendeve.
“Foto e Ditës | Këtë vit, ne festojmë 230 vjetorin e Departamentit të Shtetit. Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Në këtë foto, Presidenti amerikan George W. Bush bisedon në Fushë Krujë me një grua e cila mban flamurin amerikan në dorë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 10 qershor 2007. “-shkruan ne njoftim ambasada.