45 mijë e 468 mërgimtarë për 24 orë kanë hyrë në Kosovë.
Kjo u bë e ditur për Koha.net përmes një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës.
Në këtë raport, PK-ja ka treguar edhe për hyrjet tjera e daljet me vetura, kamionë, autobusë e edhe këmbësorë.
Në total numri i njerëzve që kanë hyrë në Kosovë është 45.468, që kanë dalë nga Kosova është 42.275. Nga kjo, 31.940 kanë hyrë nga Perëndimi e 28.120 kanë dalë. Nga Lindja, kanë hyrë 9297 e kanë dalë 9380. Nga Veriu kanë hyrë në Kosovë 4231 njerëz e kanë dalë 4775.
Për sa i përket hyrjeve me vetura, në total për 24 orë në Kosovë kanë hyrë 13647 ndërsa kanë dalë 11848.
Nga Policia e Kosovës tregojnë se për sa i përket numrit të këmbësorëve, për 24 orë hyrën në Kosovë 3377 këmbësorë e dolën 1972.
Ndërkaq, në total numri i autobusëve që kanë hyrë në Kosovë është 34354 nga Veriu, 71 nga Lindja e 219 nga Perëndimi. Gjithashtu, 288 autobusë dolën prej Kosovës. 171 prej Perëndimit, 60 nga Lindja e 54 nga Veriu.
Ndërkaq, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tregojnë se në këto momente, kolona në Pikat kufitare më së shumti ka në Merdare, ku kolonat shkojnë deri në 500 metra, raporton Koha.net.
Kolona në Merdare ka prej 60 deri 90 minuta për të hyrë në Kosovë e për të dalë deri 120 minuta.
Te Dheu i Bardhë 30 minuta për të hyrë e 30 për të dalë, që ka kolonë deri në 100 metra.
Në Jarinje 20 minuta për të hyrë e 20 për të dalë nga Kosova dhe te Hani i Elezit 10 minuta për të hyrë e 10 për të dalë. Gjithashtu, në Vërmicë shkon 5 deri 10 minuta për të hyrë dhe njëjtë edhe për të dalë.
Ndërkaq, në pikat tjera kufitare si në Qafë të Morinës, Bërnjak, Mutivodë, Muçibabë e të tjera, nuk ka kolona dhe hyrje/daljet janë nga 3 deri 5 minuta