Pandemia shtoi vetëvrasjet në Japoni

albnews
By
1 Min Read

Rriten për herë të parë në 11 vite rritet numri i vetëvrasjeve në Japoni, të nxitura edhe pandemia Covid-19, sipas një raporti të publikuar nga qeveria, e cila thekson nga kjo u prekën sidomos ata që humbën punën gjatë kësaj emergjence shëndetësore.

”Nga gjithsej 21 081 vetëvrasje në vitin 2020, 7 026 ishin gra, thënë ndryshe 15,4% më shumë se një vit më parë”, sipas raportit qeveritar.

Në përpjekje për të interpretuar arsyet e fenomenit, hetimi u ndal në statusin e punës së viktimave.

Vetëvrasjet lidhur me humbjen e punës në fakt kanë regjistruar një rritje prej 34,8%.

Gjithashtu, më shumë gra, krahasuar me burrat, iu drejtuan shoqatave mbështetëse të pranishëm në rrjetet sociale duke u ankuar për situatën e punësimit.

Sipas statistikave të Ministrisë japoneze të Punës, të përditësuara në shtator, 54% e grave të punësuara në vend kishin një punë me kontratë ose me kohë të pjesshme, krahasuar me 21% të meshkujve.

Rritja e vetëvrasjeve preku edhe studentët, me 1 039 raste në vitin 2020, niveli më e lartë që nga fillimi i statistikave, në vitin 1978./

Share This Article