Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, ka publikuar pamje ku pretendon se shihet incidenti me një anije amerikane, të cilën forcat iraniane e kanë akuzuar për përpjekje për marrje nën kontroll të një anije iraniane të naftës.
Në video shihen forca të armatosura iraniane teksa zbarkojnë në anijen transportuese të naftës nga helikopteri, ndërsa afër anijes së madhe shihet një anije ushtarake që duket se u përket forcave amerikane.
Irani publikon video të incidentit me anijen amerikane, shihen edhe helikopterë

Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, ka publikuar pamje ku pretendon se shihet incidenti me një anije amerikane, të cilën forcat iraniane e kanë akuzuar për përpjekje për marrje nën kontroll të një anije iraniane të naftës.
Në video shihen forca të armatosura iraniane teksa zbarkojnë në anijen transportuese të naftës nga helikopteri, ndërsa afër anijes së madhe shihet një anije ushtarake që duket se u përket forcave amerikane.
Lexo Edhe:
Rojat Revolucionare të Iranit kanë pretenduar se ua kanë parandaluar forcave amerikane konfiskimin e naftës iraniane në anijen transportuese. Sipas medieve shtetërore iraniane, luftanijet e helikopterët amerikanë e ndoqën anijen transportuese në përpjekje për ta marrë atë, por dështuan.
Shtetet e Bashkuara e mohuan fuqishëm këtë pretendim. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se këto pretendime janë absolutisht të pavërteta, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
“Nuk ka pasur përpjekje të tillë nga asetet detare të ShBA-së për të konfiskuar asgjë. Kjo i referohet 24 tetorit, kur asetet detare të ShBA-së i kanë vëzhguar forcat iraniane duke hipur dhe duke konfiskuar ilegalisht një anije komerciale në ujërat ndërkombëtare të Gjirit të Omanit”, tha Kirby.