Berisha: Rama e shndërroi PD-në në një ministri të narko-qeverisë së tij, do ta përmbysim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se nga një sistem demokratik, në vendin tonë u krijua një diktaturë e bazuar në krim, korrupsion dhe drogë.

Ai theksoi se narko-shteti jo vetëm ka vjedhur votat dhe ka larguar shqiptarët, por edhe e ka shndërruar PD-në në një ministri të qeverisë së Ramës.

Berisha: Kohërat janë kritike, por secili prej jush po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të re në historinë e vendit dhe të demokracisë tonë. Nga një sistem demokratik, në vendin tonë u krijuar një diktaturë e bazuar në krim, korrupsion dhe drogë. Një diktaturë që bazohet në vjedhjen e votës dhe në largimin e shqiptarëve.

Ky narko-shtet jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj, por ia doli që në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtetet dhe të shndërrojë PD-në, partinë që përmbysi komunizmin, në një ministri të narko-qeverisë së Edi Ramës. Ne jemi këtu për tu zbatuar se këtë gjë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë do të përmbysim Edi Ramën.

Share This Article