Gashi: Nëse formohet qeveri e re me orientim euro-atlantik, do të jemi pjesë e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka konfirmuar se është arritur shumicë e re prej 61 deputetëve, për të nisur iniciativën e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Në një deklaratë për “Klan Maqedoni”, ai tha se çdo detyrë opozitare ka detyrë që të mbështesë rrëzimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot ka filluar iniciativa për të rrëzuar qeverinë aktuale. Ne si parti opozitare jemi nënshkruar në këtë iniciativë. Ky është hapi i parë. Sot e kemi dëshmuar se janë 61 deputetë. Mund të rritet ky numër”, tha Gashi.

Ai shtoi se nëse formohet qeveri e re, e cila do të jetë e orientuar drejt BE-së, do të jenë pjesë e saj.

Share This Article