Situata në Ballkan dhe më konkretisht marrëdhëniët mes Serbisë dhe Kosovës, kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Së fundmi mediat turke kanë shkruar në lidhje me një konflikt të mundshëm në Kosovë duke u nisur nga qasja e serbëve dhe provokimeve të vazhdueshme të tyre. Prestigjiozja turke Hurriyet i ka kushtuar një analizë zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës si edhe kërcënimeve serbe.
“Shteti vëlla në prag lufte” thuhet në kryeartikullin e gazetës së njohur. “Hurriyet” i është referuar edhe intervistës së kryeminsitrit Albin Kuri në “The Guardian”, i cili krahason Serbinë e sotme me Gjermaninë naziste mes luftërave botërore, duke bërë një paralelizëm me Hitlerin.“Serbia po sillet si Gjermania naziste dikur duke thënë se nëse nuk na kënaqni neve, atëhere ne shkaktojmë edhe një tjetër luftë”- shkruan “Hurriyet” teksa citon kryeministrin Kurti në intervistën e dhënë për “ The Guardian”.
Gjithashtu gazeta turke analizon edhe situatën e krijuar së fundmi në veri të Kosovës, pas ndërhyrjes së policisë për të goditur grupet kruminale atje. Kujtojmë se vitet e fundit Serbia është armatosur me me avionë dhe tanke nga Rusia, ndërsa kanë nënshkruar me Turqinë edhe një kontratë për blerjen e dronëve të armatosur.
Shpenzimet e mbrojtjes të Serbisë janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2015, duke e bërë atë shpenzuesin më të madh ushtarak në Ballkanin Perëndimor. Vendi ka modernizuar shumë forcën e tij ajrore në vitet e fundit, duke blerë dronë, avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore nga Rusia dhe Kina.