Merkel: Nga 4 maji do të rifillojë mësimi për ciklin e ulët e të mesëm

albnews
By
1 Min Read

Kancelarja gjermane Angela Merkel prezantoi këtë të mërkurë planin për të lehtësuar masat izoluese në vend.

Më herët gjatë ditës së sotme ajo njoftoi se duke filluar nga 3 maji, do të lehtësohen këto masa dhe gradualisht do të fillojë dhe rihapja e disa bizneseve.

Në javën e ardhshme do të fillojë hapja e dyqaneve që kanë një sipërfaqe prej 800 metrash katrorë.

Duke filluar nga 4 maji, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të rifillojnë mësimin.

Share This Article