Milot Rashica dhe skuadra e Norwichit kanë arritur fitoren e parë në Premier League në këtë edicion.
Norëichi të shtunën mposhti skuadrën e Brentfordit në udhëtim me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit anglez.
Mathias Normann dhe Teemu Pukki shënuan golat e fitores për vizitorët në minutën e gjashtë dhe të 29-të.
Golin e vetëm të Brentfordit e shënoi Rico Henry pas një ore lojë.
Reprezentuesi i Kosovës, Rashica, ishte titullar dhe luajti deri në minutën e pestë të kohës shtesë kur edhe u zëvendësua.
Norwichi me këtë fitore ngjitet në pozitën e parafundit me pesë pikë, një më shumë se Newcastle që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.