Kongresi amerikan ka miratuar një paketë të rëndësishme të shpenzimeve për infrastrukturën prej 1 trilion dollarësh, duke i dhënë një fitore të madhe të brendshme presidentit Joe Biden.
Negociatat mbi projektligjin gjithëpërfshirës të punëve publike – i cili kaloi Dhomën e Përfaqësuesve me 228-206 vota – krijuan një ndarje midis demokratëve.
Ndërkohë Dhoma e Përfaqësuesve po ecën përpara me një projekt-ligj më ambicioz për shpenzimet sociale të favorizuar nga ligjvënësit liberalë.
Paketa e infrastrukturës tani shkon në tryezën e Bidenit për t’u nënshkruar në ligj.
E faturuar si një masë shpenzimi “një herë në një gjeneratë”, legjislacioni i infrastrukturës propozon 550 miliardë dollarë në shpenzime të reja federale, gjatë tetë viteve të ardhshme, për të përmirësuar autostradat, rrugët dhe urat, dhe për të modernizuar sistemet e tranzitit të qytetit dhe rrjetet hekurudhore.
Marrëveshja gjithashtu lë mënjanë financimin për ujë të pijshëm të pastër, internet me shpejtësi të lartë dhe një rrjet mbarëkombëtar pikash karikimi të veturave elektrike.
Është investimi më i madh federal në infrastrukturën e vendit për dekada.