Belind Këlliçi jep dorëheqjen si kryetar i FRPD-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belind Këlliçi ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

Për emisionin “Opinion” ai ka deklaruar se në mënyrë protokollare do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të FRPD.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, shprehet ai.

Para disa ditësh Këlliçi doli kundër vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD, ku u shpreh se vendimi i Bashës nuk bazohet në statutin e PD.

Këlliçi ishte i pranishëm në ‘Foltoren’ që mbajti ish-kryeministri Sali Berisha në Tiranë, të dielën 7 nëntor.

Share This Article