VMRO DPMNE akuzon se pushteti po fsheh që në vend është paraqitur sëmundja e rrezikshme ngjitëse e antraksit.
Nga kjo parti pohojnë se kanë njohuri se para dy javëve në Fakultetin e veterinarisë në Shkup është sjellë një dele e infektuar nga Maqedonia Perëndimore.
Sipas tyre, me analizë është vërtetuar diagnoza ndërsa për këtë shkak, 30 punonjës të këtij fakulteti menjëherë janë dërguar në Klinikën infektive për terapi parandaluese.