Katër mijë orë filmime të masakrave të Serbisë në Kosovë, djaloshi nga Drenasi pranon se UDB i ka rrezikuar jetën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Esat Shala tregon se UDB-ja i ka rrezikuar jetën.

I riu Esat Shala zbulon se siguron rreth 4 mijë orë xhirime të masakrave të ushtrisë serbe në Kosovës gjatë luftës në vitet 1998-1999. Në emisionin “n’Kosovë shoë” ai tregoi se shërbimi sekret serb i kishte ofruar në këmbim të dhënies së videove 2 milionë euro, por ai kundërshtoi kategorikisht. Në një moment të emisionit, ai qan nga dëshpërimi për vuajtjet e kaluara.

Përveç kësaj, djaloshi nga fshati Krajkovë në Komunën e Drenasit pranoi se shërbimi sekret UDB i ka rrezikuar jetën. Arsyet për angazhimin e sigurimit të sa më shumë materialeve filmike të masakrave të Serbisë në Kosovë janë personale për Esat Shalën. Vrasja e motrës së tij, burgosja e disa familjarëve të tij, zhdukja e disa të tjerëve dhe për më tepër apatia e shteti të Kosovës për të zbuluar krimet monstruoze të kryera gjatë Luftës së Kosovës e kanë motivuar së tepërmi djaloshin për të siguruar sa më shumë filmime të akteve çnjerëzore të ushtrisë serbe në Kosovë. Sot ai është i papunë, por po jep një kontribut të madh për publikimin e krimeve të forcave serbe në Kosovë.

Duke marrë parasysh që pas përfundimit të luftës që shteti nuk ka bërë asgjë për këto krime, për këtë gjenocid që ka ndodhur në Kosovë, unë pata filluar pas përfundimit të luftës duke shikuar incizime të ndryshme të luftës në Youtube dhe kam kërkuar gjithmonë që të gjejë diçka më shumë përveç incizimeve të pakta që i kam parë. Kam filluar të grumbulloj incizime të ndryshme, një kasetë aty një diku tjetër dhe filloi të më hyjë në gjak kjo punë”, shprehej kohë më parë Esat Shala për videot e grumbulluara të krimeve të Serbisë në Kosovë.

Share This Article