Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Shaqir Totajn për fitoren në Prizren.
Ai ka falënderuar qytetarët për votimin e PDK-së.
“Unë shpall fitoren në Prizren, ne fituam këtu, fituam në Drenas, Vushtrri, Kaçanik, Dragash, pra fituam në nëntë komuna të Kosovës dhe kjo është natë e madhe për ne. Fati dhe e ardhmja e qytetarëve do të jenë në duar të sigurta. Nuk ka më një forcë politike dominuese. Populli ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Shaqir Totaj, tashmë fitues i zgjedhjeve ka falënderuar votuesit.
Ai ka thënë se Prizreni është qytet i kulturës dhe ka kritere të vlerësojë atë çka donë.
“Sot i themi jo degradimit, korrupsionit. sot i themi po një Prizreni qytetar me një të ardhme të ndritur. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë që e përkrahen ndryshimin”, ka thënë ai.