Italia dhe Zvicra janë të barabarta me pikë në Grupin C në kualifikimet e Kupës së Botës dhe Azzurrët mund të rezervojë një vend në finale sonte.
- 1# Pikët
- 2# Diferenca e përgjithshme e golave
- 3# Numri më i madh i golave të shënuar
- 4# Pikët e fituara në takimet direkte
- 5# Diferenca e golave në takimet direkte
- 6# Golat e shënuar në ndeshjet e drejtpërdrejta
- 7# Golat e shënuar në ndeshjet si mysafir
- 8# Renditja në fair-play (kundërshtar korrekt)
- 9# Shorti i udhëhequr nga FIFA.
Italianët përballen me Irlandën e Veriut në Belfast, të cilët janë të barabartë me pikë me mysafirët e Zvicrës, Bullgarinë.
Italia do të ketë t sigurt një vend në Katar 2022 vetëm duke përfunduar e para në grup, ndërsa duke përfunduar e dyta pas Zvicrës do ta çojë atë në play-off.
Italia duhet të arrijë të njëjtin rezultat si Zvicra dhe të ruajë avantazhin në diferencë golash, pasi dy gola i ndajnë të dy palët përpara raundit të fundit të ndeshjeve.
Djelmoshat e Roberto Mancinit duhet të fitojnë me vetëm një gol më pak se Zvicra për t’u kualifikuar, por çfarë ndodh nëse të dyja palët barazohen me pikë dhe diferencën e golave.
Përpara ndeshjeve të mbrëmjes së sotme, Italia është e para me 15 pikë, 13 gola të shënuar dhe dy të pësuar, Zvicra është e dyta me 15 pikë, 11 gola të shënuar dhe dy të pësuar.
Dy skuadrat luajtën në takimin me rezultat 0-0 në Basel, përpara një tjetër brazimi 1-1 në Olimpico javën e kaluar.
Këtu janë rregullat që mund të përcaktojnë fatin e Grupit C në kualifikueset e Kupës së Botës:

