Bojkotimi i Olimpiadës në Kinë, Biden: SHBA-ja po e shqyrton këtë mundësi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joseph Biden tha sot se po shqyrton mundësinë e bojkotimit diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore të planifikuara për në muajin shkurt në Pekin.

E gjithë kjo në shenjë proteste ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë. “Është diçka për të cilën ne po mendojmë”, Biden tha para gazetarëve, raporton cnbc.

Një bojkot do të thotë që vetëm atletët amerikanë të shkojnë në lojëra, por jo zyrtarë që përfaqësojnë vendin.

Disa anëtarë të Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit që vendi të bojkotojë plotësisht Lojërat, ku së bashku me zyrtarët, edhe atletët të mos udhëtojnë drejt Pekinit. Ata dënojnë shtypjen e ujgurëve, komunitet mysliman në provincën Xinjiang, një shtypje që qeveria amerikane e përshkruan si “gjenocid”.

Megjithatë, shumë përfaqësues të të dyja dhomave të Kongresit, duke përfshirë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, anëtare e Partisë Demokratike, Nancy Pelosi dhe senatori republikan, Mitt Romney, janë në favor të një bojkoti diplomatik.

Kujtojmë se autoritetet kineze shprehën pakënaqësinë e tyre në muajin maj, kur Nancy Pelosi dha mendimin rreth kësaj teme. Washington Post kohët e fundit raportoi se Shtëpia e Bardhë do ta shpallë vendimin për (mos)bojkot diplomatik deri në fund të muajit nëntor.

Share This Article