Harris bëhet gruaja e parë me pushtetin presidencial në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të premten, presidenti amerikan, Joe Biden do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendës-presidentes, Kamala Harris, derisa ai është nën anestezi për një terapi rutinë të kolonokopisë, ka deklaruar sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Zëvendës-presidentja do të punojë nga zyra e saj në West Wing gjatë kësaj kohe”, tha Psaki në një deklaratë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Biden mbërriti të premten në mëngjes në Qendrën Mjekësore Walter Reed, për t’iu nënshtruar një rutine vjetore fizike – terapia e parë fizike në detyrë si presidenti më i vjetër i mandatit të parë në historinë e SHBA-së.

Është rutinë që një zëvendës president të marrë pushtetin presidencial ndërsa presidenti i nënshtrohet një procedure mjekësore që kërkon anestezi. Nënpresidenti i atëhershëm Dick Cheney e bëri këtë në shumë raste kur presidenti i atëhershëm George W. Bush iu nënshtrua kolonoskopive rutinë. 

Share This Article